17:41 / E Mërkurë, 07 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Bekim Haxhiu ndan 10 bursa nga buxheti i tij personal!

Deputeti nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu ka ndërmarrë një hap në 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Haxhiu ka vendosur që të ndajë bursa për student nga buxheti i tij personal, transmeton Indeksonline.

Haxhiu ka theksuar se ky është mision i nisur që pesë vite teksa më parë kishte filluar me tetë bursë dhe këtë vit do të ndajë 10 për nderë të përvjetorit të Pavarësisë.

Ky është postimi i plotë:

Dhjetë me Dhjetë për 10 vjetorin e Pavarësisë!

Të nderuar bashkqyetarë,

Meqë jemi në prag të festimit të 10 vjetorit të Pavarësisë, do të vazhdoje misionin e nisur që 5 vite për ndarje të bursave për studentë.

Kam filluar me 8 bursa, ndërsa këtë vit për hir të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, do të ndajë nga buxheti im personal edhe 10 bursa për studentë.

Pas luftës për liri dhe pavarësi, qëllimi i gjithë neve mbetet arsimimi e ecja përpara përkrahë kombeve të përparuara, kjo mund të arrihet vetëm me dije! Andaj këto 10 BURSA për studentë, uroje që sadopak të kontribuojnë në këtë drejtim!.

Perveç ndarjës se këtyre 10 bursave, objektiv i imi është që se bashku me donatorë deri në fund të këtij viti të permbyllim ndërtimin e 10 shtëpive për njerëzit me nevojë!.

Na priftë e mbara…

Urime 10 vjetori i Pavarësisë së Kosovës!

Suksese!