21:54 / E Hënë, 02 Korrik 2018 / indeksADMonline

Belgjika bën të pamundurën, i çon në shtëpi “Samurajët” (Video)

Kombëtarja e Belgjikës është kualifikuar për në çerekfinale të Kampionatit Botëror “Rusi 2018”.

Belgjika ka bërë të pamundurën duke rikthyer rezultatin nga 0 me 2 në 3 me 2 ndaj Japonisë, shkruan IndeksOnline.

Pesë golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e dytë.

Dy golat e parë i shënuan “Samurajtë”, me anë të Haraguchi dhe Inui në minutat 48’të dhe 52’të.

Por në minutat 69’të dhe 74’të, ekipi kombëtar i Roberto Martinezit barazoi rezultatin me golat e Vertonghen dhe Fellainit.

Kur u mendua se kjo ndeshje do të shkojë në vazhdime, doli në skenë anësori, Nasr Chadli, i cili shënoi gol në minutën e fundit të ndeshjes.

Me fitore Belgjika kualifikohet për në çerekfinale, ku në këtë fazë do të përballet me Brazilin./IndeksOnline/