Belgjika fiton miqësoren ndaj Kroacisë
Belgjika ka shënuar fitore në ndeshjen miqësore ndaj Kroacisë.
Këto dy kombëtare u përballen në qytetin e Rijekas, në një ndeshje përgatitore para Kupës së Botës, shkruan IndeksOnline.
Belgët dolen fitimtar nga kjo përballje, me rezultat 2-0.
Youri Tielemans shënoi golin e epërsisë në minutën e 38-të, derisa Romelu Lukaku vulosi fitoren në 90+6.
Kujtojmë që Kroacia në Kupën e Botës, gjatë fazës së grupeve do të luaj ndaj Anglisë, Panamasë dhe Ganës.
Në anën tjetër, Belgjika përballet me Egjiptin, Iranin dhe Zelandën e Re./IndeksOnline/

