21:53 / E Premte, 06 Korrik 2018 / indeksADMonline

Belgjika në gjysmëfinale, Brazili dështon sërish (Video)

Kombëtarja e Belgjikës është kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror “Rusi 2018”.

Belgjika mposhti 2 me 1 Brazilin në çerekfinale të Kupës së Botës, shkruan IndeksOnline.

Belgët e nisën mirë ndeshjen, duke shënuar dy gola gjatë pjesës së parë.

Golin në minutën e 13’të e shënoi Fernandinho (autogol) dhe De Bruyne në minutën e 31’të.

Në pjesën e dytë Brazili u rikthye në lojë, me golin e Renato Augusto, por nuk arriti ta barazonte rezultatin në fund.

Me këtë fitore Belgjika siguron gjysmëfinalen, ku e pret kundërshtari, Franca, e cila e eliminoi Uruguain./IndeksOnline/