Belgjikë – Panama/ FIFA zgjedh futbollistin e ndeshjes (Foto)
Kombëtarja e Belgjikës e nisi mirë Kampionatin Botëror “Rusi 2018”.
Belgët mposhtën 3 me 0 Kombëtaren e Panamasë, në ndeshjen e parë të grupit G, shkruan IndeksOnline.
Pas ndeshjes FIFA zgjodhi futbollistin e ndeshjes. Ky çmim i shkoi Romelu Lukakus i cili shënoi dy gola në këtë mbrëmje.
Golin e tretë për ekipin e Roberto Martinezit e shënoi Mertens.
Kujtojmë që kundërshtari i ardhshëm i Belgjikës do të jetë Tunizia./IndeksOnline/