22:37 / E Premte, 23 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Beqiri: Më së paku LDK-ja është fajtore për këtë zhagitje

Sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, tha se ky subjekt nuk ka qenë në dijeni që në Projektligj për ratifikimi të demarkacionit është futur edhe neni që i referohet Raportit të Shpejtim Bulliqit.

“Nuk është problemi i pozicionimit kundër Raportit të Bulliqit. Por një raport i tillë i futur në projektligj është kontradiktor me atë që ne po dëshirojmë me miratu… Problemi është këtu, raporti e konteston në shumë pika vijën kufitare, që ka cenim të integritetit territorial, që ka falsifikim të dokumenteve, që humbet territor, ju lutem si mund të futet një raport i tillë”, tha Beqiri, duke shtuar se LDK-ja ka propozuar që ky nenë të riformulohet.

Ai tha se LDK-ja është më së paku fajtore për zhagitjet që po bëhen për ratifikimin e marrëveshjes me Malin e Zi.

Temat: