17:10 / E Premte, 21 Shtator 2018 / indeksADMonline

Beqiri vendos kurora lulesh të varri i Ahmet Krasniqit

Sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri ka vendosur kurora lulesh te varri i Ahmet Krasniqit dhe bashkëluftëtarit të tij, Qazim Jakupi.

“Ministri i mbrojtjes, kolonel Ahmet Krasniqi, sot iu kthye tokës së Kosovës që aq shumë e ka dashur.
Krenohemi me jetën dhe veprën e Ministrit që Komandant Suprem e kishte Presidentin Historik Ibrahim Rugova.

U prehsh i qetë në tokën Dardane të Kosovës Ministri ynë.
Lavdi jetës dhe veprës së Kolonel Ahmet Krasniqi dhe bashkëluftëtarit të tij Qazim Jakupi” shkruan Beqiri në Facebook./Indeksonline/

Temat: