18:23 / E Enjte, 23 Gusht 2018 / indeksADMonline

Berisha: Blakaj ishte pa punëtor, dembel dhe dezertor

Avokati Besnik Berisha e ka quajtur pa punëtor, dembel dhe dezertor, ish- prokurorin, Elez Blakajn pasi la në gjysmë aktakuzën për verifikimin e veteranëve mashtrues, duke dhënë dorëheqje.

Berisha në një intervistë për Info Magazinë ka thënë se Blakaj ka lënë në gjysmë një mandat historik për Kosovën.

“Ajo çfarë të gjithë dyshuam, për mashtrim të veteranëve, nxjerrën në pah një prokuror dezertor dhe dembel dhe pa punëtor sepse një prokuror që merr një mandat historik dhe e lë në gjysmë atëherë i bie që e ka lënë një betejë në gjysmë”, ka thënë Berisha.

Po ashtu avokati Berisha tha se ndodhi për herë të parë që një aktakuzë t’i dorëzohet një Kryeprokurori e jo të dorëzohet direkt në Gjykatë.

“U përfol se u dorëzua një aktakuzë tek një kryeprokuror e jo në gjykatë ku edhe kjo e ka një mesazh në vete, pra ku i dërgohet një prokurori aktakuza, ajo duhet të shkojë në Gjykatë”, ka thënë Berisha.

“Pra ajo çka e bënë dezertor Blakajn është dembelia dhe pa punëtoria”, ka thënë tutje Berisha.