17:05 / E Martë, 20 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Berisha fajëson diplomacinë e jashtme të Kosovës për dështimin e anëtarësimit në Interpol

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha ka komentuar mos-anëtarësimin e Kosovës në Interpol.

Sipas tij, hyrja e Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare policore do të lehtësonte luftën kund krimit të organizuar nga rrjetet ndërkombëtare si dhe luftën kundër terrorizmit si dy probleme kryesore të sigurisë botërore.

Sipas tij, fushata e egër armiqësore e Serbisë si dhe lëshimet e diplomacisë së jashtme të Kosovës dhanë efektin e tyre dhe Kosova dështoi të bëhej anëtare e Interpolit.

“Serbia vazhdon të jetë ajo që ka qenë, shtet armik në raport me shqiptarët dhe Kosovën dhe si të tillë duhet ta shikojmë dhe komform kësaj duhet të sillemi. Ndryshe ne jemi duke u vetmashtruar se politika aktuale në Serbi është ndryshe nga ajo kur Millosheviqi ishte në krye te këtij shteti fashist.

Kosova ishte para një momenti të rëndësishëm. Anëtarësimi në INTERPOL do të na lehtësonte luftën kundër krimit të organizuar nga rrjetet ndërkombëtare si dhe luftën kundër terrorizimit si dy nga problemet kryesore të sigurisë botërore.

Fushata e egër armiqësore e Serbisë si dhe lëshimet e diplomacisë së jashtme të Kosovës dhanë efektin e tyre dhe Kosova dështoi të behej anëtare e INTERPOLIT.

Ky është mësimi i mirë për të gjithë ata që po mendojnë se Serbia e ka ndryshuar qëndrimin e saj për Kosovën dhe janë të gatshëm madje edhe të shkëmbejnë territore me të. Ky është mësim i mirë edhe për diplomacinë e jashtme, e cila filloi lobimin e saj një ditë para votimit në vend që të angazhohej shumë më herët dhe me një ekip gjithëpërfshirës jo vetem politik por edhe te eksperteve te jashtëm të fushës së sigurisë”, ka shkruar Berisha./Indeksonline/