11:34 / E Martë, 27 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Berisha: Në dhjetor, FSK-ja shndërrohet në ushtri

Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, ka shprehur bindjen e tij të plotë se shndërrimi i Forcave të Sigurisë të Kosovës në ushtri do të ndodhë në dhjetor.

Kështu tha  Berisha   sot me rastin e manifestimit “Dita e Forcës”, e cila po mbahet në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë. Sipas tij transformimi  i FSK-së do të zgjasë 10 vjet.

“Sot është ditë e hapur për qytetarët dhe ne i prezantojmë kapacitetet tona. Njëkohësisht e kemi 10 vjetorin e FSK-së dhe shpresoj që vitin tjetër të prezantojmë edhe kapacitete tjera. Ne jemi duke ui përgatitur  për transformim. Ashtu siç kemi deklaruar ne shpresojmë që në muajin dhjetor do te jetë muaji i tranzicionit. Presim të përfundojnë projektligjet nga komisionet”, tha  Berisha.

Komandanti i Forcave Tokësore, Enver Cikaqi, u shpreh se FSK ka bashkëpunim të mirë me të gjithë qytetarët e Kosovës, teksa shtoi se një gjë e tillë do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Ndryshe, qytetarë të shumë kanë pasur mundësi të shohin pajisje, demonstrime dhe aktivitete të shumta që dëshmojnë për kapacitetet e FSK-së.