20:59 / E Mërkurë, 14 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Berisha u prit nga Sekretarja e Shtetit pranë Ministrisë së Armatave të Francës

Ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, u prit sot në Paris nga Sekretarja e Shtetit pranë Ministrisë së Armatave të Francës,  Geneviève Darrieussecq.

Në një takim miqësor u evokuan marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet dy vendeve dhe u bisedua për bashkëpunimin bilateral në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë.

Ministri Berisha e njoftoi ministren franceze për të arriturat dhe synimet e FSK-së.

Darrieussecq e përgëzoi ministrin për sukseset, sidomos në integrimin e komuniteteve joshumicë.

Franca është partner i rëndësishëm i Kosovës dhe vizita e ministrit Berisha bëhet në prag të shënimit të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovë, për t’i shprehur mirënjohje Francës për kontributin e saj në rrugëtimin e Kosovës.