12:52 / E Hënë, 10 Shtator 2018 / indeksADMonline

Berlini, festivali i fundit i Dua Lipës në Europë deri në albumin e ri

Dua Lipa momentalisht është një nga këngëtaret më në zë dhe më të kërkuara në botë.

Ylli i talentuar kosovar këtë gjysmë vit pati qindra koncerte gjithandej globit, ku rezultuan tejet të suksesshme, shkruan Indeksonline.

Dje ajo përmbylli perfomancën e fundit sa i përket Europës deri në albumin e saj të ardhshëm, kështu ka bërë të ditur në një postim në llogarinë Instagram vet këngëtarja.

Dua ka performuar para fansave të saj në Berlin të Gjermanisë, ku ka ndarë imazhe e video nga kjo video ku shihet atmosfera e ‘zjarrtë’ që ka krijuar./Indeksonline/