17:31 / E Hënë, 22 Tetor 2018 / indeksADMonline

Bes Kallaku ia u qet të palarat shqiptarëve, tregon se si i hipin çmimet për kosovarët

Një nga destinacionet e pëlqyera për t’i kaluar pushimet verore të kosovarëve është bregdeti shqiptar.

Ata madje janë turistët më të mëdhenj në numër që u sjellin të ardhura shqiptarëve nga vizitat e tyre në Shqipëri, shkruan Indeksonline.

Por, këtë vit si kurrë më parë shumë turistë kosovarë janë ankuar për çmime tejet të larta.

Me një skeç humoristik, por edhe ironizues, vjen aktori shqiptar, Bes Kallaku. Ai sjellë rrëfimin e një kosovari që shkon për t’i kaluar pushimet në Shqipëri dhe se si ai ballafaqohet me çmimet e larta, të cilat ‘trefishohen’ posa kuptohet që ai është nga Kosova./Indeksonline/