15:57 / E Diele, 26 Gusht 2018 / indeksADMonline

Bes Kallaku takohet me Kim Jong-un, i flet për dashurinë e tij të madhe (Foto)

Aktori i njohur i humorit shqiptar nuk lë ditë pa sjellë një nga ‘risitë’ e tij. Bëhet fjalë për Bes Kallakun. Shpesh herë ai poston foto me personalitete të famshëm botërorë, që sigurisht janë montazhe, por mënyra se si i trajton bën që të gjithë ndjekësit të fokusohen në postimet e Besit.

Ditën e sotme humoristi ka publikuar një foto me Kryeministrin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un. Teksa shihen në një tavolinë zyrtare, dyshja po diskutonte për dashurinë më të madhe të Bes Kallakut, domaten.

“Nigjo mu, domotja osht frut edhe jo perim, ne latinisht i thone “solanum lycopersicum”, edhe mbaje mend se nuk ta perseris mo,”- shkruan aktori krahas fotos. Sigurisht që ka shkaktuar shumë të qeshura dhe kjo vihet re tek komentet që kanë vërshuar në postim.