09:23 / E Mërkurë, 20 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Besart Berisha merr një vendim të madh në karrierën e tij

Besart Berisha ka nënshkruar zgjatjen e kontratës me Melbourne Victory edhe për një sezon, shkruan indeksonline.

Marrëveshja e re do të mbajë golashënuesin më të mirë të A-League në Victory deri në fund të sezonit 2018/19.

Berisha tha se mjedisi në klub ishte një arsye e madhe pas vendimit për zgjatjen e qëndrimit të tij.

“Besimi që kam me Kevinin, trajnerët dhe klubin ishte një arsye e madhe përse vendosa të ri-nënshkruaj”.

“Që nga dita e parë kur erdha në Victory kam kënaqur duke luajtur për këtë klub, është një privilegj për të luajtur para mbështetësve të mahnitshëm”.

“Më pëlqen sfida e përpjekjes për të qenë më i miri; klubi dëshiron të jetë më i miri, dua të jem më i mirë – dua të arrij më shumë histori me këtë klub.” /IndeksOnline/