16:39 / E Hënë, 29 Janar 2018 / indeksADMonline

Besiktasi bëhet me super/sulmues (Foto)

Skuadra turke, Besiktas është bërë me sulmues të ri.

Turqit kanë zyrtarizuar Vagner Silva de Souza, i njohur si Vagner Love, transmeton IndeksOnline.

33-vjeçari pritet ta zëvendësoj të larguarin javë më parë, Cenk Tosun.

Love së fundi ishte pjesë e Alanyaspor, ku bëri 44 paraqitje dhe shënoi 34 gola.

Ai u bë i njohur si top/sulmues gjatë kohës kur ishte në CSKA Moska, ku bëri afro 160 paraqitje dhe shënoi 83 gola.

Më pas, braziliani luajti edhe për klubet si Palmeiras, Flamengo, Luneng, Corinthians dhe Monaco./IndeksOnline/