14:49 / E Premte, 22 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Betohet deputeti Muharrem Nitaj

Deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj është betuar zyrtarisht si deputet i Kuvendit të Kosovës.

Ai ka dhënë dorëheqje nga pozita e zv/ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për t’iu përkushtuar Kuvendit, raporton Indeksonline.

Atij i uroi mirëseardhje kryeparlamentari Kadri Veseli, i cili edhe i lexoi tekstin e betimit. /Indeksonline/