14:49 / E Mërkurë, 29 Janar 2020 / indeksADMonline

Blerja e parë e Mikel Artetës, Arsenali tenton të kthjellët

Arsenali ka kompletuar nënshkrimin e parë nën drejtimin e Mikel Artetës.

Qendërmbrojtësi brazilian, Pablo Mari, është futbollisti i parë që transferohet nën drejtimin e trajnerit spanjoll.

Mari vjen nga Flamengo si huazim me të drejtë blerjeje.

Në rast se bind skuadrën angleze, Arsenali duhet të paguajë 7 milionë euro për të.

Ka qenë drejtori teknik i Arsenalit, Edi ai që ka kryer këtë transferim.

“Jam i lumtur që jam këtu dhe do të dëshmoj që duhet të qëndroj gjatë këtu. Arsenali është skuadër e madhe dhe për mua është motiv shtesë ky fakt”, ka thënë Mari./Indeksonline/