23:05 / E Martë, 10 Korrik 2018 / indeksADMonline

BMW 3 vjen me çmim gjashtëshifror

Prodhuesi gjerman më në fund e ka shpalosur 3 Series të ri, ndërsa gjithçka është gati për prodhim.

Deri më tani është ditur se kjo makinë e veçantë nuk do të kushtojë lirë, por nuk besohej se do të jetë një çmim kaq i lartë.

Për këtë kupe, çmimi fillestar është 111,900 dollarë, ndërsa duhet paguar edhe 995 dollarë për transport, që realizohet pas tetë dhjetorit. Ky M850i është mjaft i shtrenjtë, por vjen me një numër të madh elementesh argëtuese.

Pakoja standarde përfshinë dritat LED të teknologjisë LaserLight, tapiceri lekure prej Merino, audio sistem me 16 altoparlantë Herman Kardon, sistem adoptues për dridhje, frena sportiv, asistues për parkim, ekrane 12.3-inch dhe 10.3-inch për navigacion.

Me çmimin prej afro 112 mijë dollarëve, 3Series është afër me Mercedes S560 Coupe që kushton 124,500 dollarë apo rivali japonez Lexus LC500 që kushton 92 mijë euro. Pritet të shihet, nëse edhe modelet tjera luksoze do t’i ketë të këtij niveli pagese.