17:07 / E Mërkurë, 07 Nëntor 2018 / indeksADMonline

BMW dëmtohet nga lufta tregtare mes SHBA-ve dhe Kinës

BMW ka regjistruar një rënie të fitimeve në tremujorin e tretë pas efekteve të futjes së testeve të reja të emisioneve në Evropë.

‘’Fitimet e kompanisë BMë u ulën me 26,8% nga e njëjta periudhë e vitit 2017 në 1,75 miliardë euro (dy miliardë dollarë), duke vënë në dukje efektet e një lufte tregtare midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës’’, theksoi kompania .

Rënia e fitimeve ishte shumë më e lartë se sa pritej’’, theksuan analistët.BMë ka vënë mënjanë një fond prej 679 milion eurosh, në rast se do të konstatohen dëme për sa i përket emisioneve të gazrave.

Investimet në zhvillimin e makinave elektrike dhe makinave që drejtohen vetë, si dhe shpenzimet për prodhimin e modeleve luksoze X5, X7 dhe Serie 8 kishin një peshë në fitimet e kompanisë, në një kohë kur u vendosën tarifa me Kinës dhe Shteteve të Bashkuara. /IndeksOnline/

Temat: