15:04 / E Premte, 19 Tetor 2018 / indeksADMonline

BMW ka oreks të madh, pas X7 po vjen X8

Me prezantimin e X7 këtë javë, radhitja e modeleve të BMW-së është rritur në shtatë sosh, duke përfshirë X1, X2, X3, X4, X5, dhe X6.

SUV-i bavarez ende është një rival i Mercedes-Benz GLS dhe Range Rover, me luks të jashtëzakonshem dhe teknologji të fundit.

Tani, nëse pyesni se a është mjaftuar BMW me futjen e X7 të ri, përgjigja duket të jetë jo. Sipas thashethemeve, ka të ngjarë që BMW po planifikon për një X8.

Parashikuar për të arritur në dy vitet e ardhshme, X8 do të jetë në thelb një X7 me një kulm të pjerrët, duke ndjekur gjurmët e X4 dhe X6./IndeksOnline/

Temat: