19:59 / E Hënë, 09 Prill 2018 / indeksADMonline

BMW M5 e re: Shikoni se sa kuajfuqi gjeneron [Video]

BMW është e njohur të jetë konservatore me shifrat e kuajfuqive. Shumë kompani të makinave prodhojnë më shumë fuqi sesa tregon marka. Duket sikur e njejta gjë po zë vend me BMW M5 të ri.

F90 M5 është makina më e shtrenjtë dhe më e shpejtë në historinë e markës që veshë pllakëzen metalike BMW. Fuqia për këtë sedan vjen nga një motor 4.4 litërsh V8 që prodhon 600 kuajfuqi dhe 748 Nm të cift rrotulluesit. Megjithatë, këto shifra janë nga BMW dhe në të vërtetë makina prodhon shumë më tepër.

Një specialist në Illinois, i cili merret me modifikimet e BMW që t’i bëj edhe më të shpejta, vendos një M5 në një dyno dhe mori disa numra të habitshëm. Aty del që makina gjeron 625 kuajfuqi dhe 824 Nm të cift rrotulluesit. /IndeksOnline/

Temat: