19:40 / E Mërkurë, 28 Mars 2018 / indeksADMonline

BMW M5 zgjedhet ‘vetura më e mirë në botë’ për performancë

Panairi i madh i veturave ‘New York Auto Show’ ka filluar me konferencën e parë, ku janë ndarë çmimet e veturave në të gjitha kategoritë.

Cmimin kryesor e fitoi Volvo XC60 e cila u kurorëzua me cmimin ‘Vetura e Vitit në Botë, shkruan IndeksOnline.

Sa i përket kategorisë për veturën më të mirë luksoze, ishin tri produkte të Volkswagen Group: Audi A8, Porsche Caynne dhe Porsche Panamera. Këtë çmim e fitoi Audi A8.

Sa i përket çmimit për veturën me performancën më të mirë, BMW M5 u vlerësua më së shumti, e cila edhe fitoi këtë çmim.