14:35 / E Hënë, 28 Maj 2018 / indeksADMonline

BMW M8 Gran Coupe ‘pushton’ rrugët [Video]

Më herët gjatë këtij viti në Geneva Motor Show, BMW zbuloi konceptin fantastik M8 Gran Coupe.

Ky koncept do të bëhet një automjet prodhimi në vitin 2019 dhe aktualisht është duke u prezantuar në tubime të ndryshme në mbarë botën.

Së fundmi vizitoi “Concorso d’Eleganza Villa d’Este 2018” , ngjarja më eksluzive dhe tradicionale e automobilave dhe motocikletave historike.

Nën kofanon e M8 Gran Coupe pritet të jetë një motor 4.4 litërsh bi-turbo V8 me 600 kuajfuqi. Transmision automatik me 8 shpejtësi dhe një sistem xDrive AWD. /IndeksOnline/