23:29 / E Mërkurë, 25 Prill 2018 / indeksADMonline

BMW prezanton një SUV komplet elektrik [Foto]

BMW ka zbuluar visionin e saj për të ardhmen e modeleve SUV… dhe duket pak si një Kia.

Koncepti iX3 sapo është lansuar në Pekin Motor Show, me një grilë të re që shfaqë “veshkat” tradicionalisht të ndara, por tashmë të bashkuara në një dizajn më të egër.

Mundësuar nga një motor elektrik me 270 kuajfuqi, BMW pohon se iX3 mund të ngaset 249 milje me një karikim. Bateria 70kWh mund të rimbushet plotësisht deri në 30 minuta.

iX3 është modeli i tretë elektrik i BMë-së pas i3 dhe Mini E, i cili pritet të lansohet vitin e ardhshëm./IndeksOnline/