17:03 / E Premte, 07 Shtator 2018 / indeksADMonline

BMW sjellë asistentin me zë tek veturat e saj

Vitin e ardhshëm vozitësit e modeleve të fundit të veturave BMW mund të ndezin dritën në veturë ose të ndërrojnë radion pa e prekur fare me gisht. Kjo pasi që nga dita e djeshme brendi i famshëm i veturave tregoi se nga viti i ardhshëm, saktësisht nga muaji mars, veturat e tyre do të kenë asistentin digjital me zë, transmeton Indeksonline.

BMW i bashkëngjitet Mercedesit që do të përdorin asistentin me zë tek veturat e tyre.  Por ende nuk dihet se a do të bashkëpunoj me ‘Alexan’ apo ‘Sirin’ për këtë risi.

Me këtë risi vetëm mund të thoni “Hej BMW, kam ftohët” dhe temperatura do të fillojë të rritet, ose për shembull kur të thoni “Hej BMW jam i lodhur”, do të ndezën dritat dhe do të lëshohet muzika që të mos ju lënë të ju merr gjumi./Indeksonline/

Temat: