15:18 / E Mërkurë, 17 Tetor 2018 / indeksADMonline

BMW tregon çmimet e modelit të ri X7

BMW ka zbuluar modelin e ri X7, përpara lansimit të tij më vonë këtë vit.

Pa humbur kohë menjëherë kanë dalur edhe detajet zyrtare të çmimeve. BMW X7 i ri ofrohet në tri versione të ndryshme.

Modeli bazë do të jetë X7 xDrive30. Ka motor 3.0 litërsh dizel me 265 PS. Cmimi i tij fillestar është 65,448 euro.

Më pas vjen BMW X7 M50d me 400 PS, i cili sprintin 0-100 km/orë e arrin për 5,4 sekonda. Cmimi fillestar për këtë version është 99,307 euro.

Modeli i vetëm benzinë në shitje nga pranvera e ardhshme do të jetë BMW X7 xDrive40i, i disponueshëm për një cmim prej 84,412 euro. Ka një motor 3.0 litërsh me gjashtë cilindra dhe zhvillon 340 PS. /IndeksOnline/

Temat: