10:23 / E Hënë, 26 Shkurt 2018 / indeksADMonline

BMW X6 fuqizohet me 443PS nga ‘Fostla’

Një numër i madh i kompanive të modifikimeve vazhdojnë të nxjerrin përmirësime të ndryshme të X6, dhe Fostla është njëra prej tyre.

Kur arriti në këtë kompani me bazë ne Hannover, kjo X6 M50d tashmë kishte disa pjesë të nënshkruara nga Hamann, transmeton IndeksOnline.

Megjithatë, Fostla besonte se do të dukej më mirë me një krom të zi të plotë të përfunduar me vinyl, cati të zezë, doreza të dyerve apo difuzer të pasëm.

Eksterieri unik u plotësua nga njërë set rrotash të vecanta. Të quajtura Hamvan Anniversary Evo II Black Line, ato kanë madhësi 10.5x-22 inch në pjesën e përparme dhe 12×22 inch në boshtin e pasmë.

Duke qenë një M50D, do të thotë se kjo BMW X6 tashmë kishte 381 PS dhe 740 Nm cift rrotullues nga motori me 3.0 litërsh dizel. Kjo është e mjaftueshme për një sprint 0-100 km/orë në 5,2 sekonda pavarësisht peshës totale prej 2,260 kg.

Sidoqoftë, me një përmirësim të fuqisë PP-Performance Stage 1, së bashku me një filtër ajri me performancë të lartë, njësia tani prodhon 443 PS dhe 845 Nm ciftrrotullues.

Megjithatë, ky përmirësim nuk vjen i lirë, pasi kushton rreth 19,000 euro, cmim ky ekuivalent me një VW Golf të ri në Gjermani. /IndeksOnline/

Temat: