16:40 / E Enjte, 26 Prill 2018 / indeksADMonline

BMW zbulon shifrat e makinës së shumëpritur

Kompania gjermane ka bërë të ditur se Seria 8 do të ketë 530 kuaj fuqi.

Automobili, i cili do të ndodhet në krye të ofertës së BMW-së, M850i xDrive Coupe përdor motor V8 bi-turbo që siguron 530 kuaj fuqi.

Edhe pse ky motor zhvillon 68 kuaj fuqi më tepër se sa 4.4 litra V8 aktual nga BMW 650i, në prodhuesin gjerman thonë se këta dy agregate kanë të njëjtën masë.

V8 i ri do të ketë ndërrues automatik prej tetë shpejtësive.

BMW nuk ka publikuar të dhënat për performancat, por pritet që M850i xDrive Coupe nga 0-100 km/h të arrijë për më pak se 4 sekonda, që është rezultat më i mirë se sa te BMW M6 Coupe aktual (4,2 sekonda).

Modeli më i ri i kompanisë BMW do të ketë premierën më 15 qershor, ndërsa në shitje pritet të dalë më vonë gjatë këtij viti.