22:47 / E Premte, 20 Korrik 2018 / indeksADMonline

Bonucci flet për herë të parë mundësinë e kalimit te PSG

Leonardo Bonucci ka komentuar për herë të parë mundësinë e largimit nga Milani. Mbrojtësi italian ka thënë se e ka marrë vendimin, por duke mos dhënë më shumë detaje.

“E di se çfarë do të bëj. E kam marrë vendimin. Mos më pyetni më” ka qenë i prerë Bonucci duke lënë shumë mëdyshje për të ardhmen e tij.

Gatusso ka deklaruar se ka biseduar me të dhe se e dëshiron me çdo kusht qëndrimin e tij te Milani.

Por, burime të afërta me skuadrën e Milanit thonë se Bonucci ka marrë ofertë të majme nga PSG të cilën nuk do ta refuzoi. Madje flitet se ky vikend do të jetë i fundit për të si milanist./Indeksonline/