13:08 / E Shtunë, 02 Qershor 2018 / indeksADMonline

Bosi i Napolit e tregon vlerën që e refuzoi nga Manchester City për Jorginhon

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis ka konfirmuar se e ka refuzuar një mega ofertë nga Manchester City për Jorgnihnon.

Madje bosi i Napolit e ka treguar edhe vlerën e shifrës të cilës i ka thënë JO. “Manchester City po këmbëngul për Jorginhon. Ai është lojtar i jonë dhe do mbetet i tillë. Sa për transparencë konfirmoj se dje kemi refuzuar 45 milionë euro, plus pesë milionë euro shpërblime nga Manchester City” ka thënë De Laurentis.

Edhe agjenti i futbollistit, Joao Santos ka konfirmuar këtë ofertë.

“Jorginho është nën kontratë me Napolin. Por, ai po tundohet nga ofertat e Manchester Cityt. Ne do të bisedojmë deri në fund për të gjetur një marrëveshje” ka thënë Santos./Indeksonline/