Bota e futbollit e ka një strateg të ri, është i famshmi Stiven Gerrard
Steven Gerrard e ka nisur për mrekulli aventurën e tij si trajner.
Këtë verë, befasisht, Gerrard u emërua trajner i Rangers në kampionatin skocez.
Sezonin e kaluar, legjenda e Liverpoolit ishte trajner i të rinjëve të ish-skuadrës së tij, ku i tregua aftësitë e tij.
Dhe pas dy ndeshejve tani në kampionatin skocez, numëron një fitore dhe një barazim (4 pikë), transmeton IndeksOnline.
Por, Gerrard me skuadrën e tij ka arritur t’i kalojë edhe tri raunde në eliminatoret e Europa Leagues.
Në përgjithësi, nga 10 ndeshjeve të drejtuara, Gerrard numëron 6 fitore, 4 barazime dhe asnjë humbje.
Ajo që e bën më të mirë punën e tij si trajner është mbrojtja. Në 10 ndeshje të zhvilluara, skuadra e Gerrard ka pësuar vetëm 3 gola./IndeksOnline/