08:37 / E Mërkurë, 14 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Grezda, lojtari më i mirë i javës në Skoci – paraqitja në fundjavë ishte e kompletuar

Eros Grezda bëri një paraqitje të kompletuar në fundjavën e kaluar për Rangersin.

Reprezentuesi shqiptar shënoi dy gola në fitoren e Rangersit, 7-1 ndaj Motherwell të dielën.

Për ta kompletuar paraqitjen e tij, ish-anëtari i Osijek dhuroi edhe një asistim, transmeton IndeksOnline.

E paraqitjen e Grezdës e ka vlerësuar tejmase Federata e Futbollit të Skocisë.

Sipas Federatës, me dy gola dhe një asistim, Grezda bën pjesë në formacionin e javës në Skoci, si dhe zgjedhet lojtari më i mirë i kësaj xhiro.

Përndryshe, Grezda tani është në Shqipëri, duke u përgatitur me Kombëtaren para dy ndeshjeve të radhës./IndeksOnline/

Temat: