17:51 / E Hënë, 02 Korrik 2018 / indeksADMonline

Brazili në çerekfinale, e çon Meksikën në shtëpi (Video)

Kombëtarja e Brazilit është kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit Botëror “Rusi 2018”.

Brazili mposhti me rezultat 2 me 0 Kombëtaren e Meksikës në 1/8 e finales, shkruan IndeksOnline.

Dy golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e dytë. Për 1 me 0 e shënoi Neymar në minutën e 51’të, kurse për 2 me 0 e shënoi Firimino në minutën e 88’të.

Me këtë fitore Brazili kualifikohet në çerekfinale, ndërsa pret ftuesin e duelit, Belgjikë – Japoni, për ta mësuar kundërshtarin në këtë fazë.

Takimi mes Belgjikës dhe Japonisë zhvillohet sonte nga ora 20:00./IndeksOnline/