21:07 / E Martë, 03 Korrik 2018 / indeksADMonline

Brazili pa dy futbollist kundër Belgjikës

Brazili dje u kualifikua në çerekfinale pasi mposhti Meksikën me rezultat 2-0.

Pesë herë Kampionët e Botës do të luajnë kundër Belgjikës që eliminuan Japoninë pas një ndeshje të çmendur.

Megjithatë, brazilianët do ta kenë të vështirë në përballjen kundër belgëve, shkruan indeksonline.

Tite do të jetë i hendikepuar pasi nuk do të mund të rikuperohet dyshja e Real Madridit.

Marcelo dhe Danilo do të ulën në stol edhe për këtë ndeshje, ndërsa Duglas Costa është shëruar plotësisht.

Ndeshja Brazil – Belgjikë do të luhet të premten nga ora 20:00. /IndeksOnline/