21:30 / E Diele, 07 Gusht 2022 / AR

Britney Spears reagon pas deklaratës së ish-burrit

Britney Spears është vënë në qendër të vëmendjes këto kohët e fundit! Ajo tashmë ka bërë një reagim në “Instagram”, pas një deklarate të ish-burrit të saj Kevin Federline.

Ky i fundit tha se Britney ka disa muaj që nuk takohet me djemtë e saj adoleshentë, duke shtuar se janë ata që nuk duan ta takojnë artisten, pasi publikon foto nudo.

“Trishtohem kur dëgjoj që ish-bashkëshorti im ka vendosur të diskutojë për marrëdhënien mes meje dhe fëmijëve të mi. Siç e dimë të gjithë, të rrisësh djemtë adoleshentë nuk është kurrë e lehtë për askënd. Më shqetëson fakti se arsyeja ka të bëjë me Instagramin tim. Ishte shumë kohë përpara Instagramit”,ka shkruar Britney.