10:37 / E Diele, 17 Janar 2021 / Blerim

Broja një sulmues i ‘frikshëm’ – Shikoni golin që e ka shënuar ndaj FC Emmen

Armando Broja po vazhdon të shkëlqej me klubin e Vitesse, pasi edhe dje shënoi gol.

Vitesse arriti ta mposhtë skuadrën e FC Emmen me rezultatin final në 1:4, ku golin e tretë e realizoi sulmuesi shqiptar, Broja, shkruan IndeksOnline

Një paraqitje fantastike kjo e futbollistit 19-vjeçar, i cili u zëvendësua në minutën e 77-të.

Në këtë ndeshje te skuadra e Emmen luajti nga minuta e parë Donis Avidjaj.