16:09 / E Mërkurë, 08 Gusht 2018 / indeksADMonline

Bronson me Gablemanian dhe Dukagjin Lipën flasin për ushqimet tradicionale para koncertit (Video)

Fundjava e do të jetë e ‘zjarrtë’ dhe e gjithë kjo falë artistëve të mëdhenj të cilët do të zbarkojnë në Prishtinë.

Që nga e premta e kësaj jave në Prishtinë do të keni muzikë, performance, argëtim pafundësisht.

E gjithë kjo falë organizimit më të madh në vend, Festivalit SunnyHill, transmeton Indeksonline.

Dua Lipa, Action Bronson, Martin Garrix janë vetëm disa prej yjeve që do të zbarkojnë në Kosovë për t’i dhënë jetë edhe më shumë muzikës dhe artit në përgjithësi.

Përpos këtyre yjeve të mëdha performance fantastike do të ketë edhe nga artistët kosovarë si: Ledri Vula, Tayna, Gjiko, Dafina Zeqiri e disa të tjerë. Kësisoj do të ketë edhe performance të shumë DJ kosovarë, ndër ta edhe Dj Gablemania.

Ndërsa sot babai i Dua Lipa-s, Dukagjin Lipa bashkë me Dj Gamblemania-n kanë qëndruar me reperin me origjinë shqiptare Action, duke treguar se çfarë ushqime tradicionale do të hanë nesër.

Ndër to kanë përmendur edhe piten, sarmat dhe flinë. Sigurisht se kjo eksperiencë do të jetë fantastike për të gjithë pjesëmarrësit dhe fansat./Indeksonline/