15:40 / E Martë, 13 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Bukuroshja shqiptare: Kam frikë nga njerëzit e shëmtuar

Është njëra nga modelet që komentohet më shumë.

Së fundi, ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Flakë flakë”, ku edhe ka dhënë një deklaratë që nuk pritej.

Sipas saj, ajo ka frikë nga njerëzit që nuk janë të bukur fizikisht.

“Realisht po. Do doja të thoja jo por i kam fobi nga njerëzit e shëmtuar. Mami ma thotë gjithmonë se kisha një lloj si frikë nga njerëzit jo shumë të bukur. Mami më tregon që në klasë të parë, kishte një zotëri të shëmtuar që kishte shtëpinë afër nesh dhe unë ndërroja rrugën sepse kisha frikë ta shihja. Unë kam fobi njerëzit e shëmtuar”, ka thënë modelja.

Ndonëse, një deklaratë e tillë mund të konsiderohet shumë e pavend, Aurela e tha pa ngurruar./Indeksonline/

Temat: