13:31 / E Shtunë, 06 Janar 2018 / indeksADMonline

Butrint Imeri u jep fund të gjitha thashethemeve: Nuk jam në lidhje me Kiara Titon! (Video)

Butrit Imeri, emri më i përfolur kohën e fundit në estradën shqiptare ka gjetur kohë për tu përgjigjur në pyetjet e “Indeksonline”, lidhur me zhvillimet e fundit në jetën e tij.

Këngëtari i hiteve të padiskutueshme Bella, Xhanëm tha për Indeksonline se thashethemet rreth një lidhjeje të mundshme moderatorin Kiara Tito nuk janë të vërteta dhe se ata janë vetëm miq.

“Mes meje e Kiares nuk ka asgjë me shume pos një miqësi të kahershme, njihemi me vite dhe kemi raporte te mira” u shpreh Butrinti duke shtuar se kënga Bella nuk i dedikohet askujt tjetër përveç fansave të tij.

Pasi që Butrinti nuk është në lidhjen me Kiarën, a është dikush tjetër që ia ka vjedhur zemrën..


” Kam thëne edhe me heret zemra ime ju takon atyre qe me përkrahin çdo dite, fansave te mi, punës sime te palodhshme për muzikën, familjes sime që gjithmonë me gjinden pran, por jo me shumë tjetër” u shpreh këngëtari shqiptar.

Ai gjithashtu shfrytëzoi rastin që tu kërkoj falje të gjithë fansave të tij që nuk po gjen kohë tu përgjigjet në pyetet e tyre.

“Dua te shtoj edhe diçka ! Kërkoj falje te fansat e mi që ndoshta nuk po gjej kohën të ju përgjigjem pyetjeve te shumta. Mirëpo te mos harrojnë se ata janë në zemrën time gjithmonë. Pa përkrahjen e tyre nuk do isha këtu ka jam” përfundoi Butrinti./Indeksonline/

Temat: