12:45 / E Shtunë, 15 Shtator 2018 / indeksADMonline

Bytyqi me disa zyrtarë të MASHT-it pjesë e aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi  bashkë me zyrtarë të MASHT-it kanë marr pjesë në aksionin “Ta pastrojmë Kosovën”, me ç’rast është shënuar Dita ndërkombëtare për pastrimin e ambientit.

“Ne duhet ta kemi çdo ditë vëmendjen te ambienti, sikur e gjithë bota e zhvilluar, sepse vetëm në këtë mënyrë do të japim kontributin tonë dhe do të ruajmë shëndetin tonë dhe të fëmijëve tanë.

Secili prej nesh, jo vetëm në këtë ditë, do të mund të bëjë diçka të vogël për hapësirën që na rrethon dhe të gjithë së bashku do ta kemi Kosovën të pastër, që është edhe parakusht për të qenë pjesë e rëndësishme e Evropës!”, ka shkruar Ministri Bytyqi në facebook./Indeksonline/