10:17 / E Premte, 23 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Markovic ishte arrestuar edhe njëherë për vrasjen e Ivanoviqit

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Njësia Speciale e Policisë ka realizuar një aksion në orët e para të mëngjesit në veri të Mitrovicës.

Në këtë aksion janë arrestuar katër persona të dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, kurse një është në kërkim, shkruan Indeksonline.

Njëri nga të arrestuarit, që është edhe pjesëtar i Policisë së Kosovës, ishte i arrestuar edhe më parë për të njëjtë vepër.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Dragisha Markovic, (1970), dyshohet për prishje të provave në vendin e ngjarjes.

Ai u arrestua për këtë dyshim edhe kohë më parë, për t’u liruar prapë./Indeksonline/

Këta janë policët që u arrestuan dje lidhur me vrasjen e Oliver Ivanoviqit