16:50 / E Hënë, 15 Tetor 2018 / indeksADMonline

Capello këshillon Realin ta transferojë sulmuesin fantastik të Serie A-s

Ish-trajneri i Real Madridit dhe Juventusit, Fabio Capello ka thënë të hënën se nëse do të ishte ende te ”Los Blancos”, ai do ta transferonte menjëherë sulmuesin e Interit, Mauro Icardin për ta zëvendësuar Cristiano Ronaldon.

Icardi, i cili u zhvillua si futbollit në akademinë e të rinjëve të Barcelonës, luan për Interin prej vitit 2013 dhe ka qenë dy herë top-golashënues në Serie A.

Edhe në rikthimin e Interit në Champions League, Icardi ka treguar formë impresive, teksa ai po vazhdon të monitorohet nga klubet e mëdha evropiane, transmeton IndeksOnline.

Icardi gestures after scoring the second goal team during the match...

”Jam tifoz i Icardit”, tha Capello për mediumin italian, Radio Rai.

”Ai është specialist nga pika e bardhë, ashtu siç ishte Ronaldo, dhe nëse ju vendosni tre topa në zonë, ai do t’i godiste të tretë”.

”Nëse do të isha në Real Madrid, unë do ta transferoja atë menjëheerë”./IndeksOnline/