15:07 / E Enjte, 10 Nëntor 2022 / AR

Careful! Big brother is watching us

Shkruan: Fadil Maloku

(Gabohen gjithē ata politikan që mendojnë se; Amerika ka vetëm njē “kanal”komunikimi me qeveri e shtete anekënd rruzullit…)

  1. Nuk ka asnjë dyshim që Amerika, informatat për ngjarjet, proceset dhe zhvillimet që ndodhin ne gjithë rruzullin tokësor, përveç ambasadave (që i ka në pothuajse shumicën absolute të shteteve) i merr edhe përmes kanaleve tjera (jo)zyrtare dhe qendrave tjera si DASH-i, Pentagon-i, Senati, etj. Kanale këto përmes të cilave “mirëmbahen, ushqehen” e deklasifikohen si informatat (jo)pajtuese ashtu edhe ato (jo)refuzuese) që vijnë pandalur si nga nga aleatët (jo)besnik, ashtu edhe nga miqtë (jo)besnik të mbarë rruzullit.
  2. Në këto lloj “komunikimesh” (lexo; kordinimesh, këmbim informatash, iniciativa e veprime të përbashkëta, po edhe nospajtime e herë herë edhe paknaqësisë (siç po dyshohet për Qeverinë aktuale!), është e natyrshme po edhe normale që tani, s’ka nevojë aq shumë pēr “bedela” e ndërmjetësues tjerë…!
  3. Ngase, Amerika “bedelat” e djeshëm sot i ka pensionuar, pikërisht përmes revolucionit inovativ teknologjik dhe futjes në përdorim masiv të medieve sociale. Kështu, që ata që po shqetësohen për Ameriken, si mike e si aleate tone, mos të bajnë fortë gajle, e të bëhen më “katolik se Papa”! Sepse Amerika, duke qenë ende “qendra” e botës dhe duke i poseduar algoritmet e kalkuluara politike me një saktësi milimetrike, nuk i lejon vetes të befasohet ashtu si mendojnë dhe gjykojnë ca naiv qofshin ata; qeveritar, opozitar, civil, apo mediatik, etj. që vijnë kryesisht nga “periferia”…