16:05 / E Enjte, 08 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Carlos Takam i bën thirrje boksierit britanik (Foto)

Carlos Takam, boksieri nga Kameruni kërkon kundërshtar të ri.

Takam para disa muajve kishte një meç me Kampionin e Botës, Anthony Joshuan, të cilën e humbi me nokaut, transmeton IndeksOnline.

37-vjeçari kërkon të rrahet me një tjetër britanik, e ai është Dillian Whyte. Edhe pse Whyte më 24 mars ai do të rrahet me Lucas Brown.

“Pas luftës, ndoshta do të vij në Britani. Unë dua një tjetër luftë në muajin prill. Dua të luftoj me Dillian Whyte.

28-vjeçari, i lindur në Xhamajka por me nënshtetësi britanike ka të zhvilluar 23 lufta, 22 fitore dhe 16 me nokaut./IndeksOnline/

Temat: