21:36 / E Mërkurë, 31 Tetor 2018 / indeksADMonline

Çdo Audi R8 kryen 40 kilometra testim në rrugë publike para se t’i dorëzohet blerësit

Audi R8 është një makinë e veçantë, jo vetëm në lidhje me linjën e Audi, por me gjithë makinat e tjera.

Me një motor 5.2 litërsh V10, R8 konsiderohet ”bishë” në botën e supermakinave të elektrifikuara.

Marka gjermane ka vendosur disa rregulla, që e bëjnë këtë makinë edhe më të veçantë. Çdo Audi R8 do t’i nënshtrohet testimeve të bëra në rrugë publike.

Në një intervistë, një përfaqësues i Audi tha se teknikët kanë për detyrë të testojnë një R8 të re në rrugë publike për vlerësim, me qëllim që të spikasin ndonjë problem të mundshëm, para se t’ia dorëzojnë makinën blerësit të saj.

Makina do të kryejë distanca prej 40 kilometra, për t’u garantuar që është në formë perfekte.

Koha me shi nuk do të pengojë testimet, pasi R8 do të testohet edhe në rrugët e lagëta.

R8 është modeli i vetëmi Audi që i nënshtohet kontrolleve kaq të rrepta, kjo ka kuptim për faktin se është makina më e shtrenjtë e markës. Çmimi i kësaj makine mund të arrijë deri në 208,100$ për modelin V10 Plus Spyder.

Për kujtesën tuaj, R8 pësoi një përditësim, duke marrë fuqi ekstra (deri në 612 kuaj fuqi) dhe një dizajn më të mprehtë dhe agresiv.

Modeli më i shpejtë i linjës është R8 V10 Performance Quattro Coupe, që arrin shpejtësinë 100 km/h për 3.1 sekonda dhe ka shpejtësi maksimale 331 km/h.

Temat: