11:31 / E Martë, 02 Tetor 2018 / indeksADMonline

“Çdo vizitë e që bëhet brenda Kosovës, është nën autoritetin e presidentit”

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka vizituar të shtunën veriun e Kosovës, ku kaloj disa orë edhe në Liqenin e Ujmanit.

Por kjo vizitë e Thaçit bëri të reagojnë edhe përfaqësuesit e shtetit serb.

Lidhur me këtë vizitë të Thaçit në veri anëtarët e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë pyetur sot edhe kreun e MPB-së.

Ministri Bejtush Gashi ka deklaruar se çdo vizitë e cila bëhet brenda territorit të Kosovës është nën autoritetin e presidentit, shkruan Indeksonline.

“Presidenti Thaçi nuk ka pasur nevojë të njoftojë asgjë rreth vizitës së tij për në veri ngase vizita ka qenë brenda territorit”, ka thënë Gashi.

Tutje Gashi ka deklaruar se nuk ka detaje shtesë rreth kësaj vizite veçse sipas tij ky dikaster vetëm se e ndihmon presidentit Thaçi, t’i realizojë vizitat e parapare në agjendën e tij.

Duhet përkujtuar se edhe gjatë ditës së djeshme në Komisionin për mbikëqyrjen e AKI-së, ka raportuar i pari i kësaj agjencie, Shpend Maxhuni, por anëtarët e këtij komisioni kanë deklaruar se nuk e kanë parë të nevojshme të pyesin Maxhunin lidhur me vizitën e Thaçit në veri./Indeksonline/