14:41 / E Diele, 09 Shtator 2018 / indeksADMonline

Çfarë CR7 iu thoshte bashkëlojtarëve te Man Unitedi kur i thonin se Messi është lojtar më i mirë?

Ish-bashkëlojtarët e Cristiano Ronaldos te Manchester Unitedi e motivonin yllin portugez duke i thënë se Lionel Messi është lojtar më i mirë se ai.

Ronaldo iu bashkua klubit nga Mançesteri nga Sporting Lisbona në vitin 2003 dhe i kaloi gjashtë vite me ”Djajtë e Kuq”.

Ai bë futbollist i famshëm para se të transferohej në Real Madrid, transmeton IndeksOnline.

Por, para kësaj, ish-bashkëlojtarët e tij e motivonin portugezin në mënyra të ndryshme, ka zbuluar Peter Crouch në librin e tij.

”Rio Ferdinand na tregonte neve storie se si Cristiano Ronaldo qëndronte para pasqyrës i zhveshur, me duart në kokën e tij, duke thënë, ‘Wow, sa i bukur jam”.

”Lojtarët tjerë të Manchester Unitedit e ngacmonin atë duke i thënë, ‘Sidoqoftë, Leo Messi është një lojtar më i mirë se sa ju”.

Por, cila është përgjigjja është Ronaldos?

”Ai i lëvizte paksa shpatullat e tij dhe qeshte. ‘Ah po, por Messi nuk duket kështu..”.

Ronaldo iu bashkua Juventusit këtë verë për 89 milionë funte, por ende nuk ka shënuar në Serie A./IndeksOnline/