10:06 / E Enjte, 30 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Çfarë krenarie! Dua Lipa gatuan ushqim tradicional shqiptar te shqiptari Action Bronson (Foto)

Dua Lipa është këngëtarja e njohur ndërkombëtare e cila ka origjinë shqiptare, shkruan Indeksonline.

Ajo së fundi ka marrë pjesë në emsionin e një shqiptari po ashtu shumë të famshëm në SHBA. Këtu bëhet fjalë për kuzhinierin e njohur Action Bronson, i cili e ka ftuar Duan që të gatuaj dicka për të, shkruan Indeksonline.

Por Dua ka zgjedhur që të gatuaj një ushqim tradicional shqiptar, recetë të cilën e ka mësuar nga nëna e saj.

Pitja me spanq rezulton të jetë ushqimi më i pëlqyer i Duas dhe këtë e ka ndarë edhe me adhuruesit e saj në rrjetet sociale.

“Dhe unë gatova piten e mamit në emisionin ‘Unitedles Bronson’ sot. Argëtimi më i madh që unë kam pasur në ndonjë emision televiz. Mezi pres që ju ta shihni këtë” ka thënë Dua.

Ndryshe, Action Bronson drejton emisionin “Unitled Acrion Bronson” kurse emri i vërtet i tij është Arian Asllani./Indeksonline/