18:52 / E Martë, 30 Tetor 2018 / indeksADMonline

Çfarë mund të ketë shkaktuar rrëzimin e helikopterit të pronarit të Leicester City?

Do të duhen më shumë se një vit që të vërtetohen rrethanat që çuan në vdekjen e pesë personave përfshi edhe atë të pronarit të Leicester City, Vichai Srivaddhanaprabha.

Të shtunën në mbrëmje, një helikopter që mbante pronarin e Leicester dhe katër udhëtarë të tjerë u rrëzua menjëherë pas ngritjes, duke vrarë të gjithë në bord, shkruan indeksonline.

Incidenti, i cili ndodhi pak më shumë se një orë pasi “dhelprat” kishte siguruar një barazim 1-1 në Premier League me West Ham, ka habitur botën e futbollit dhe ka lënë kampionët anglezë të sezonit 2015-16 në gjendje shoku.

Duke folur për BBC , Jim Rowlands, një ish anëtar i ekuipazhit të RAF Puma, beson se incidenti ishte shkaktuar nga një çështje me rotorin që gjendet në bisht, gjë që pengon helikopterin që të rrotullohet.

“Nëse humbni rotorin e bishtit, është pothuajse e pamundur të shpëtoni,” tha ai.

“Ju nuk mund të dilni nga ajo. Do të ishte më shumë fat nëse dikush do të mbijetonte”.

“Mund të ketë qenë një faktor njerëzor, mund të ketë qenë gabimi i pilotit ose mirëmbajtje e dobët që çoi në këtë katastrofë”.

Vichai Srivaddhanaprabha do të mbahet mend gjatë si njeriu që realizoi të pamundurën, duke fituar Premierligën me një skuadër që një vit më parë luante në një kategori më poshtë. /IndeksOnline/